I ftuar në një emision televiziv, ish-komentatori sportiv Dritan Shakohoxha ka ndarë detaje mbi mënyrën se si e ka përjetuar imitimin që Stenaldo i ka bërë atij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP. Gjatë intervistës, ai foli gjithashtu edhe për banorët e këtij edicioni, duke zbuluar se kë konsideron favorit për fitoren.
I pyetur nga moderatorja Edea se cili prej banorëve, bazuar në atë që është parë deri tani, ka më shumë gjasa të fitojë, Shakohoxha u shpreh i bindur në përgjigjen e tij. Sipas tij, pikërisht Stenaldo – banori që e ka imituar – është kandidati kryesor për ta fituar këtë edicion.
“Per mendimin tim, Stenaldo është ai që do ta fitojë. Besoj fort se ai është më interesanti dhe më i forti për këtë rrugëtim,” u shpreh Shakohoxha, duke e argumentuar zgjedhjen e tij.
Madje, ish-komentatori nuk i kurseu as fjalët e vlerësimit, duke shtuar me humor: “Stenaldo e bën Shakon aq mirë, sa unë vetë nuk do të kisha mundur kurrë ta imitoja kaq saktë. Ju betohem, nuk do ta kisha bërë dot kurrë kaq mirë.”

