Shtëpia më e famshme në Shqipëri është tronditur ditën e sotme nga një debat i paprecedentë mes Mirit dhe Keijsit, një përplasje që ka shokuar banorët dhe publikun.
Tensionet mes dyshes shpërthyen me tone ekstreme, ku fyerjet, ironitë dhe kërcënimet u hodhën pa asnjë filtër. Keijsi, dukshëm e acaruar, iu drejtua Mirit me një gjuhë tepër agresive, duke e quajtur “skuth”, “morr” dhe duke i kërkuar të ulte kokën sa herë që ajo kalonte pranë tij.
“O skuthi, o morri edhe skuthi. Kur të kaloj unë, mos më shiko në sy!”, dëgjohet të thotë Keijsi me tone kërcënuese, ndërsa situata degradoi më tej me fraza të rënda dhe paralajmërime të drejtpërdrejta.
Nga ana tjetër, Miri nuk mbeti pas. Ai iu përgjigj me ironi të hapur, duke e quajtur Keijsin “mbretëresha Keijsi”, një nofkë që e përsëriti disa herë gjatë debatit, ndërsa fjalori mes tyre u bë gjithnjë e më i ashpër. “Ik uturak”, “uturak qelbës” dhe “plehër” ishin vetëm disa nga fjalët që fluturuan në ajër.
Debati arriti kulmin kur Keijsi deklaroi se do ta “nxirrte nga krevati” Mirin dhe se ai “do shtypej si morri”, duke krijuar një atmosferë tensioni ekstrem në shtëpi. Banorët e tjerë mbetën të shtangur, ndërsa askush nuk ndërhyri menjëherë për të qetësuar situatën.
Kujtojmë se Miri dhe Keijsi dikur kishin një raport korrekt por gjithçka ndryshoi pas “Prime”-it të fundit. Keijsi e akuzoi Mirin se kishte blerë lule në dyqanin e ish-të dashurës së tij, Stelinës, për t’ua dhuruar vajzave të tjera një veprim që duket se shënoi pikën e debatit mes tyre.
Ky debat i ashpër pritet të ketë pasoja të forta në dinamikën e shtëpisë dhe të ndikojë drejtpërdrejt në rrjedhën e lojës. Publiku tashmë është në pritje të reagimeve dhe vendimeve që mund të merren pas këtij shpërthimi që tronditi spektaklin.
