KreuCelebrity

Aktorja Eliona Pitarka përfshihet në debat publik me mjekun e vajzave, pediatri: Mos përdor emrin tim...

 Në një postim të mëhershëm, Eliona ndau një dietë për fëmijët që ia kishte ofruar sipas saj pediatri Tushe. Debati publik mes tyre ka marrë vëmendjen e mediave, pasi gjatë orëve të fundit, Pitarka dhe mjeku Tushe, kanë replikuar në distancë. Shkak u bë një dekaratë publike e mjekut, sipas të cilit, nuk e kishte autorizuar aktoren që të përdorë emrin e tij për të promovuar dieta fëmijësh.

Nuk ka vonuar shumë reagimi i Elionës, e cila është shprehur e tronditur dhe e lënduar për mënyrë se si kjo situatë ka marrë një rrjedhë krejt tjetër për nga mënyra se si po trajtohet. Për më tepër që sipas saj, bëhet fjalë për klinkës ku prej vitesh ndiqen fëmijët e saj. 

Përmes një postimi të gjatë sqarues me disa InstaStory, aktorja kërkon të sqarojë që në fillim të reagimit se, postimet e saj të mëparshme kanë qenë një informacion i përgjithshëm me qëllimin e vetëm, të mirë, për të ndihmuar prindërit e tjerë. Sipas saj, nuk kanë qenë dieta apo regjime ushqimore për fëmijët dhe kurrsesi që emri i mjekut të ishte i lidhur me produktetet e përmendura. 

Eliona thekson marrëdhëniet e mira profesionale me mjekun Tushe, teksa zbulon një komunikim me të për këtë shqetësim, dhe si përgjigje, ka marrë falenderimin e tij për ndihmën që aktorja po i jep prindërve të tjerë. 


"Eliona, mos u shqetëso. Nëse po jep informacionin që unë t'i kam dhënë dhe po ndihmon nënat e tjera, je në rregull. Vazhdo", citohet të ketë shkruar mjeku në një përgjigje për aktoren.

 Reagimi publik i mjekut pediatër, Edi Tushe

PARALAJMËRIM PUBLIK 

Po sqaroj publikisht se emri im po përdoret pa autorizimin tim në përmbajtje që lidhen me dieta për fëmijë, me qëllime që nuk kanë asnjë lidhje me qëndrimin tim profesional dhe që nuk i kam miratuar apo mbështetur.

Nuk kam autorizuar @elionapitarka apo asnjë person tjetër të përdorë emrin tim për të promovuar dieta për fëmijë, këshilla ushqimore apo përfitime personale të çfarëdo forme.

Si mjek, deklaroj qartë:
• Nuk rekomandoj dieta për fëmijë pa vizitë mjekësore,
• pa vlerësim të plotë shëndetësor,
• dhe pa analizuar fëmijën në tërësinë e tij fizike dhe metabolike.

Çdo përdorim i emrit tim jashtë këtij kuadri është i pavërtetë dhe i paautorizuar.

Gjithashtu, kam qenë dhe do të jem kundër ushqimeve artificiale, formulave të përpunuara industrialisht dhe produkteve që shiten në kuti apo kavanoza nga kompani farmaceutike apo të ngjashme, veçanërisht kur bëhet fjalë për ushqimin e fëmijëve.

Çdo përdorim i mëtejshëm i emrit tim pa leje do të trajtohet si shkelje, do të dokumentohet dhe do të pasohet nga hapa ligjorë, nëse është e nevojshme.

Respektoni profesionin, etikën dhe përgjegjësinë mjekësore.