KreuCelebrity

Zonja e Parë e Francës bëhet virale me videon e fundit, xhirohet duke...

Zonja e Parë e Francës bëhet virale me videon e fundit, xhirohet

Brigitte Macron ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale me një video ku shfaqet duke drejtuar platformat e DJ-së në Disneyland Paris, gjatë një eventi bamirës Operation Pièces Jaunes.

Ajo, së bashku me trajnerin e ekipit kombëtar, Didier Deschamps, dhe presidenten e Disneyland Paris, Natasha Rafalski, u kujdesën që 300 fëmijë të hospitalizuar dhe familjet e tyre të përjetonin një ditë magjike, plot muzikë, lojëra dhe kënaqësi.

Momenti i saj më i veçantë? Zonja e Parë kërcen dhe i bashkohet ritmit të muzikës, duke u shndërruar në DJ për një ditë, dhe duke treguar anën e saj të gëzuar dhe të afërt me të vegjlit.

Duke folur për të vegjlit dhe familjet e tyre, Zonja e Parë shprehu gëzimin e saj: “Më vjen shumë mirë që mund t’ju kemi këtu dhe të ndajmë këtë ditë së bashku”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Paris Match (@parismatch)

Kjo vizitë është vetëm një hap drejt gala-s së madhe të Pièces Jaunes më 22 janar, ku artistë të njohur do të kontribuojnë për fëmijët në spitale.