KreuCelebrity

Flet shkenca: Përse puthja e parë nuk harrohet kurrë!

Flet shkenca: Përse puthja e parë nuk harrohet kurrë!


Puthja e parë është padyshim diçka që nuk harrohet kurrë. Ajo nuk është thjesht një gjest, por përfaqëson dëshirën, frikën, pritjen, konfirmimin e të qenit i zgjedhur, dhe të gjitha këto e bëjnë atë të paharrueshme, madje më shumë se edhe kontakti i parë seksual. Sipas një studimi të antropologes gjermane Ingelore Ebberfeld, dy të tretat e grave janë të bindura se një burrë që tregon se është një “puthës i mire”, qoftë edhe që në puthjen e parë, është gjithashtu një partner i mirë intim.

Por shkenca ka hyrë thellë në arsyet që e bëjnë puthjen e parë kaq të veçantë dhe të paharrueshme, duke nisur nga përpjekja fizike që qëndron pas saj (përpjekjet e mëdha herën e parë janë të vështira për t’u harruar), e cila shpesh kalon pa u vënë re. Për të bashkuar buzët, në fakt, nevojiten 29 muskuj, 17 prej të cilëve shërbejnë vetëm për lëvizjen e gjuhës. Gjatë çdo puthjeje, shkruan ajo, shkëmbejmë 9 miligramë ujë, 0,18 substanca organike, 0,7 yndyrë, 0,45 kripë, si dhe qindra baktere dhe miliona mikrobe.

Së dyti, një studim i vitit 2005 nga Universiteti i Pittsburgh-ut, me titull “Kiss 1” (Puthja e Parë) dhe i udhëhequr nga profesori Tony R. Plant, ka treguar se gjeni KiSS-1 dhe proteina kisspeptin, e prodhuar nga ky gjen, aktivizojnë boshtin hormonal që përcakton fillimin e pubertetit. E thënë thjesht: puberteti fillon zyrtarisht me puthjen e parë. Gjatë puthjes së parë aktivizohen njëkohësisht dopamina, adrenalina dhe oksitocina – substanca të lidhura me kënaqësinë, eksitimin dhe krijimin e lidhjes emocionale. Emocionet janë jashtëzakonisht të forta dhe kjo ndihmon që kujtimet të fiksohen më mirë.

Duke u nisur nga këta faktorë, psikologu amerikan John Neil Bohannon III nga Universiteti Butler në Indianapolis intervistoi qindra burra dhe gra rreth kujtimeve të tyre për puthjen e parë. Rezultati ishte se ajo kishte mbetur e gdhendur në kujtesën e të gjithë të anketuarve, aq sa ata ishin në gjendje të rindërtonin rreth 90 për qind të detajeve, edhe pas dekadash. Pak gjëra në jetë mbahen mend kaq qartë dhe për kaq gjatë sa puthja e parë.