KreuCelebrity

Rrëfimi i vështirë i një mashkulli, Tom Brady: “Ndarja nga Giselle, sfida më e ashpër”!

Rrëfimi i vështirë i një mashkulli, Tom Brady:

Ish-kampioni i NFL-së ka thyer heshtjen dhe foli për një periudhë të vështirë: ndarjen nga supermodelja, vështirësitë familjare dhe lamtumirën e dhënë futbollit merikan. I mësuar të fitojë nën presion, Tom Brady pranon se sfida më e madhe e jetës së tij nuk është luajtur në një fushë football-i. Në moshën 48-vjeçare, ish-quarterback-u më i suksesshëm në historinë e NFL-së ka vendosur të flasë hapur, duke rrëfyer divorcin nga Gisele Bündchen dhe një moment personal që e ka shënuar thellë.  

Ndarja nga supermodelja braziliane, e ndodhur në vitin 2022 pas trembëdhjetë vitesh martesë, përfaqësoi një pikë kthese në jetën e Brady-t. “Ishte e vështirë, më vuri në provë,” ka rrëfyer ai. 

Një periudhë e dhimbshme, e jetuar teksa përpiqej të mbante të balancuara karrierën, familjen dhe pritshmëritë e mëdha, brenda dhe jashtë dhomave të zhveshjes. Në shkurt të vitit 2023 erdhi tërheqja zyrtare nga futbolli profesionist, pas një kariere legjendare të kurorëzuar me shtatë fitore në Super Boël.  

Brady ka treguar se sezoni i tij i fundit ishte veçanërisht i komplikuar: “Kisha shumë probleme familjare. Ishte një sfidë e vërtetë.” Një barrë emocionale që e shoqëroi deri në largimin nga NFL-ja. Sot, për Tom Brady-n prioriteti absolut ka një emër të qartë: familja. Ai është baba i tre fëmijëve: Jack, 18 vjeç, nga lidhja me Bridget Moynahan, si dhe Benjamin dhe Vivian, përkatësisht 16 dhe 13 vjeç, nga martesa me Gisele Bündchen.

“Tani dua t’u përkushtohem atyre,” ka theksuar ai, duke shënuar fillimin e një etape të re në jetën e tij, larg dritave të sportit aktiv.