KreuCelebrity

“A të zuri gjumi shpejt mbrëmë?”, si u përgjigj Leonora Jakupi pas deklaratës së bujshme ndaj Dolces!

“A të zuri gjumi shpejt mbrëmë?”, si u përgjigj

Valdrin Sahiti ishte i ftuar në emisionin “Weekend”, ku foli për tema të ndryshme nga aktualiteti i showbiz-it, mes tyre edhe deklarata e bujshme e Leonora Jakupit ndaj banores Dolce në Big Brother VIP Kosova.

Gjatë emisionit, Sahiti e telefonoi drejtpërdrejt Leonorën, duke sjellë një moment plot humor. Gazetarët i drejtuan këngëtares një pyetje ngacmuese: “Mbrëmë, a të ka zënë gjumi shpejt apo ngadalë?”

Pyetja u prit fillimisht me të qeshura nga ana e Leonorës, e cila më pas u përgjigj se ndjekja e Big Brother-it 24 orë në ditë e bën të vështirë përshtatjen me gjumin. “Besomë, duke e parë Big Brother-in 24 orë, është goxha problem me u adaptu me gjumin,” u shpreh ajo.

Deklarata e saj ndaj Dolces — “më shpejt zë meshkuj sesa mua më zë gjumi” — vazhdon të jetë temë diskutimi dhe ka nxitur reagime të shumta në publik dhe në rrjetet sociale.