Pas komenteve të opinionistes Leonora Jakupi gjatë prime-it të së premtes, familjarët e Dolce kanë zgjedhur të reagojnë përmes llogarisë së saj zyrtare në Instagram.
Ata i janë drejtuar drejtpërdrejt Leonorës me një Instastory duke shkruar: “Kur gjykon mua, shpejt po e harron të kaluarën tënde… Pastaj në moshën që ke, normal vetëm gjumi të ka ngelur…”, duke e etiketuar emrin e saj në postim.

Komentet e Jakupit erdhën pas një diskutimi të nxehtë në studio, ku ajo i kishte thënë Dolces se po “zë meshkuj” më shpejt se sa e zë gjumi. Reagimet nuk vonuan, duke përfshirë edhe vetë konkurrenten.
Situata u tensionua më tej për shkak të gjendjes emocionale të Albës dhe lidhjes së Dolces me Limin, çka sipas Jakupit tregon një mungesë empatie ndaj ish-të dashurës së Limit.
