Futbollisti i njohur shqiptar, Mirlind Daku, ka humbur një nga personat më të afërt në familjen e tij. Përmes një postimi prekës në Facebook, ai njoftoi ndarjen nga jeta të xhaxhait të tij.
Në fjalët e tij, Daku shprehu dhimbjen dhe mirënjohjen: “Pushofsh në paqe, xhaxha i dashur. Ti nuk ishe vetëm xhaxhai im ishe njeriu që ma fali emrin dhe një pjesë të identitetit tim. Që nga sot, emri që mbaj do të jetë gjithmonë kujtim i gjallë i dashurisë, krenarisë dhe respektit që kishe për mua”.

Ai shtoi se xhaxhai i tij do të qëndrojë përgjithmonë në zemrën e tij dhe në çdo hap që do të bëjë, duke i uruar Zotit të shpërblejë shpirtin e tij me Xhenet.
Postimi u shoqërua gjithashtu me një fotografi prekëse të Dakut së bashku me xhaxhain, duke dhënë një pamje të lidhjes së fortë mes tyre.
