KreuCelebrity

Njihuni me trendin viral: 2026 po bëhet 2016 e re!

Njihuni me trendin viral: 2026 po bëhet 2016 e re!

Vetëm dy javë në vitin 2026, përdoruesit e rrjeteve sociale po ndjejnë nostalgji dhe po rikthehen tek vitet 2016 me një seri postimesh virale.

Trend-i "#2016" ka shpërthyer në platforma si Instagram dhe TikTok, ku edhe personazhe të njohur po ndajnë foto dhe kujtime nga 10 vite më parë. Postimet përfshijnë gjithçka, nga filterat e Snapchat-it dhe këngët hit, deri te trendet më të njohura të modës së kohës.

Njerëzit po kërkojnë një kohë që dukej më e thjeshtë dhe më optimiste duket se nostalgjia është një fenomen i vazhdueshëm që shfaqet edhe në modë, rikrijmet e filmave ose seriale edhe fusha të ndryshme.

Këngët më të njohura botërore të vitit 2016:

Beyoncé publikoi albumin vizual Lemonade, me hitin “Sorry.”
The Chainsmokers dhe Halsey publikuan hitin “Closer.”
Kënga më e suksesshme në Billboard Hot 100 ishte “Love Yourself” e Justin Bieber.
Madonna u shpall "Gratë e Vitit" nga Billboard.
Momentet kryesore të kulturës pop në 2016:

Leonardo DiCaprio fitoi Çmimin Oscar për Aktorin më të Mirë për The Revenant.
Taylor Swift fitoi Grammy për albumin 1989 dhe videon më të mirë muzikore për “Bad Blood.”
Musicali Hamilton fitoi 11 Tony Awards.
Premiera e sezonit të parë të serialit Stranger Things në Netflix.
Sfida virale mannequin challenge u bë trend në rrjetet sociale.
Rikthimi i qaforëve (chokers) ishte një trend i njohur në modë.

Këngët shqiptare më të njohura në vitin 2016

Viti 2016 ishte i pasur me hite shqiptare që dëgjoheshin kudo:

Era Istrefi — “Bonbon” (hit ndërkombëtar me miliona klikime)
Alban Skënderaj — “Unë dhe ti”
Enca ft. Noizy — “Bow Down”
Nora Istrefi — “Sa t’kam dasht”
Mozzik — “Dhezu”
Majk — “Dashni”
Mc Kresha — “Era”
Ledri Vula — “SRMN”

Asokohe një nga festivalet më të dashura shqiptare Top Music Awards 2016, ku artistë si Era Istrefi, Alban Skënderaj, Noizy, Elvana Gjata dhe Kida u nderuan për hitet dhe prezencën e tyre muzikore.

Ngjarje të rëndësishme në Shqipëri gjatë vitit 2016
Reforma në drejtësi u miratua, hap i rëndësishëm për sistemin gjyqësor.
Shkrimtari Ismail Kadare mbushi 80 vjeç dhe u nderua me aktivitete kulturore.
Për herë të parë në historinë e saj, skuadra shqiptare u bë pjesë e Kampionatit Europian të futbollit!

Ngjarje globale që rikujtojmë nga 2016
Donald Trump fitoi zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Epidemia e Zikës arriti në SHBA dhe krijoi shqetësim për Lojërat Olimpike të Rio-s.
Në Lojërat Olimpike të Rio-s, më shumë se 11,000 atletë amerikanë fituan 121 medalje (46 të arta, 37 të argjendta dhe 38 të bronzta).

Ky trend i nostalgjisë tregon se njerëzit po shikojnë pas tek një kohë para pandemisë dhe para se interneti të drejtohej nga algoritmet, duke rikthyer kujtime, muzikë dhe momente të paharrueshme nga një dekadë më parë.


Tags:

2016 2026