KreuCelebrity

“Shmangni martesën”: Kthehen ofendimet në rrjet për gruan e Pierce Brosnan, fansat i dalin në mbrojtje!

“Shmangni martesën”: Kthehen ofendimet në rrjet për

Fansat e Pierce Brosnan kanë reaguar ashpër kundër talljeve ne rrjet, ku u shfaqën foto krahasuese të aktorit me bashkëshorten e tij, Keely Shaye Smith, për të kujtuar “sesi njerëzit duhet ta shmangin martesën”. Ylli i James Bond, 72 vjeç, është i martuar me gazetaren Keely që prej vitit 2001, pas vdekjes nga kanceri në vitin 1991 të bashkëshortes së tij të parë, Cassandra Harris.

“Shmangni martesën”: Kthehen ofendimet në rrjet për

Çifti shpesh konsiderohet një nga historitë më të bukura të dashurisë në Hollywood, me një lidhje të gjatë që sfidon mitin e romancave jetëshkurtra. Megjithatë, të dielën një përdorues i rrjetit X doli me pretendimin se çifti ishte dëshmi se martesa duhej “shmangur”. Ky koment u shoqërua me imazhe të çiftit në tapetin e kuq të Governors Ball gjatë ceremonisë së Çmimeve Oscar në vitin 1996, si edhe me një foto të tyre në premierën e filmit Mamma Mia! në vitin 2008.

“Shmangni martesën”: Kthehen ofendimet në rrjet për

Rrjetet sociale u mbushën me mesazhe mbrojtëse, ku shumëkush këmbënguli se ata janë shembull i dashurisë së vërtetë. Një përdorues shkroi: “Nuk e kuptoj fiksimin e disa burrave në X për të poshtëruar gruan e Brosnan. Të dy janë të lumtur, po plaken me dinjitet dhe ajo ka qenë dhe mbetet absolutisht e mrekullueshme.”

“Shmangni martesën”: Kthehen ofendimet në rrjet për
“Shmangni martesën”: Kthehen ofendimet në rrjet për