KreuCelebrity

Kaq ishte? Ronela ndahet nga partneri? ‘Zhduken’ fotot në Instagram!

Kaq ishte? Ronela ndahet nga partneri? ‘Zhduken’ fotot në

Ronela Hajati ka rikthyer sërish vëmendjen e mediave rozë, por kësaj here jo për një projekt muzikor. Lëvizjet e saj të fundit në rrjetet sociale kanë ngjallur kureshtje dhe kanë hapur diskutime mbi jetën e saj personale.

Vetëm pak muaj më parë, këngëtarja kishte ndarë hapur me ndjekësit një kapitull të lumtur të jetës së saj, duke publikuar foto dhe video romantike me partnerin. Postimet e saj u pritën me entuziazëm nga fansat, të cilët e përgëzuan për guximin për të treguar anën e saj më intime. Çifti dukej i lumtur dhe i përmbushur, ndërsa momentet e tyre u shpërndanë gjerësisht në portale dhe rrjete sociale.

Por kjo periudhë duket se ka marrë një kthesë. Së fundmi, Ronela ka fshirë nga profili i saj çdo foto dhe video ku shfaqej me partnerin, duke zhdukur çdo gjurmë të marrëdhënies së tyre nga sfera publike, sic veren pamfleti.net. Ky veprim i papritur ka ndezur menjëherë spekulime, me ndjekësit që po përpiqen të kuptojnë nëse bëhet fjalë për një ndarje apo thjesht për një vendim për të ruajtur privatësinë.

Heshtja e Ronelës për këtë çështje vetëm sa ka shtuar zhurmën në rrjet. Pa asnjë deklaratë zyrtare nga ana e saj apo nga partneri, situata mbetet e paqartë, ndërsa mediat rozë po ndjekin me vëmendje çdo detaj të ri.

Pavarësisht arsyeve, fshirja e postimeve duket si sinjali i parë se diçka ka ndryshuar në jetën private të artistes. Mbetet për t’u parë nëse kjo është një ndarje përfundimtare apo një zgjedhje e ndërgjegjshme për ta mbajtur jetën personale larg syrit të publikut.