KreuCelebrity

Klinika hedh në gjyq Eliona Pitarkën, prekëse se ku shkon dëmshpërblimi!

Klinika hedh në gjyq Eliona Pitarkën, prekëse se ku shkon

Përplasja publike mes një klinike private në Tiranë dhe blogeres Eliona Pitarka ka marrë tashmë një dimension zyrtar, pasi çështja është zhvendosur në gjykatë. Konflikti nisi pas deklaratave të klinikës “Vera-Virhov”, e cila pretendoi se Pitarka po promovonte dieta për fëmijë në rrjetet sociale duke përdorur emrin e pediatrit Edi Tushe pa autorizim.

Pas reagimeve fillestare, tensionet mes palëve u përshkallëzuan edhe në Instagram, ku u publikuan mesazhe dhe kundërpërgjigje të hapura, duke e kthyer debatin në një çështje të gjerë publike.

Së fundmi, klinika “Vera-Virhov”, nën drejtimin e Genta Dedej, njoftoi përmes një deklarate zyrtare se ka ndërmarrë hapa ligjorë kundër blogeres. Sipas njoftimit, padia përfshin akuza për shpifje dhe fyerje, si dhe pretendime për dëmtim të imazhit dhe shkelje të dispozitave ligjore në fuqi.

DEKLARATA e Klinika Vera–VIRHOV

Klinika Vera–VIRHOV ushtron aktivitetin e saj prej mbi 20 vitesh, duke ndërtuar reputacionin mbi profesionalizëm, etikë mjekësore dhe respekt maksimal për shëndetin publik. Institucioni ynë përfaqësohet nga mjekë të nderuar si: Dr. Edi Tushe, Dr. Gentian Stroni, Dr. Moza Keta, Dr. Elton Qeli, Dr. Gentian Caco, Dr. Meri Papajani, Dr. Fatbardha Xhani, si dhe shumë profesionistë të tjerë që janë krenaria e këtij institucioni. Nga kjo klinikë kanë dalë dhjetëra infermierë dhe laborantë të specializuar, sot aktivë me dinjitet në tregun e punës.

Në lidhje me znj. @elionapitarka , sqaroj publikisht se:
❌ Nuk ka asnjë autorizim të flasë në emër të mjekëve tanë
✔ Është trajtuar vetëm si paciente, me korrektësi dhe respekt.

Në vitin 2023 e kam këshilluar personalisht të mos publikonte informacione dezinformuese mbi shëndetin e fëmijëve (temperaturat febrile, dietat pediatrike). Pavarësisht kësaj, ajo ka vijuar publikime që krijojnë konfuzion dhe dëmtojnë seriozitetin e profesionit tonë. Si person publik dhe influencer, ajo ka përdorur para disa ditesh Instagramin e saj, për të publikuar deklarata shpifëse dhe të pavërteta ndaj meje dhe stafit të Klinikës Vera–VIRHOV, duke dëmtuar rëndë imazhin profesional të institucionit.

Janë konstatuar gjithashtu:
– përdorim i materialeve filmike pa lejen tone, dhe keshillimet si paciente ne rrjetet e saj sociale, qe perben shkelje e pronës intelektuale te klinikes.
– mesazhe kërcënuese në telefonin tim personal (të dokumentuara)
Dhe te tjera.

Për këtë arsye, Klinika Vera–VIRHOV ka nisur procedurat ligjore për shpifje, fyerje, dëmtim imazhi dhe shkelje ligji. Ky proces bazohet në Kodin Penal dhe parashikon dënime që shkojnë deri në 3 vite burg, sipas rasteve konkrete.

Deklaroj publikisht se çdo gjobë apo dëmshpërblim që mund të përfitohet nga ky proces do të shkojë në ndihmë të fëmijëve të Jetimores së Tiranës, si nje akt human dhe simbolik per dinjitetin njerezor. Klinika Vera–VIRHOV do të vazhdojë të ushtrojë aktivitetin e saj me korrektësi, profesionalizëm dhe transparencë, në shërbim të pacientëve dhe shoqërisë shqiptare.