KreuCelebrity

Mateo nuk tërhiqet nga e vetja: Na ndanë njerëzit e saj!

Mateo nuk tërhiqet nga e vetja: Na ndanë njerëzit e saj!

Mateo Borri ka sqaruar edhe një herë raportin e tij me banoren e Big Brother VIP Albania 5, Brikena Selmani, duke folur hapur për arsyet që çuan në ndarjen e tyre.

Gjatë një bisede me Selin Bollatin, Mateo tregoi se u ndje i prekur nga nominimi i Brikenës, pasi nuk e kishte pritur një veprim të tillë nga ana e saj. Ai theksoi se ndjenjat nuk kanë munguar dhe se raporti mes tyre ka qenë më i veçantë se sa me banoret e tjera. “Nuk kam thënë që nuk kam pëlqim. Nuk e shoh si gjithë gocat e tjera. Ka pasur kontakt mes nesh, ndjenja të shprehura, dhe pastaj e gjen veten këtu brenda. Sidomos kur je ndarë për arsye të caktuara”, u shpreh Mateo.

Më tej, ai shtoi se ndarja ka ardhur si pasojë e ndërhyrjes së personave të tjerë nga ana e Brikenës, duke theksuar se ka zgjedhur të mos flasë më tej për këtë çështje dhe t’ia lërë asaj hapësirën për t’u shprehur vetë.

“Njerëz të tjerë kanë ndërhyrë nga ana e saj. Ia kam lënë asaj të flasë, nuk po i ndërhyj unë”, deklaroi ai.

Nga ana tjetër, Brikena Selmani ka dhënë një version tjetër të historisë. Ajo ka sqaruar se është takuar vetëm një herë me Mateon dhe se mes tyre nuk ka pasur asgjë më tepër sesa kaq. Këto deklarata të kundërta kanë ngritur pikëpyetje mes banorëve dhe publikut, duke e bërë raportin e tyre një nga temat më të diskutuara brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 5.