Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahu, ka reaguar publikisht ndaj Leonora Jakupit, opinionistes së këtij sezoni të BBVK, pas deklaratave të saj gjatë spektaklit Prime.
Reagimi erdhi pasi Leonora u shpreh se ndihej e lodhur nga banorët dhe situatat e krijuara brenda shtëpisë. Kjo deklaratë nuk kaloi pa u komentuar nga Xheneta, e cila sugjeroi se, nëse ndjenja e lodhjes është e pranishme, atëherë ndoshta është momenti për t’ia lënë vendin dikujt tjetër.
Sipas saj, Valdrin Sahiti do të ishte një zgjedhje më e përshtatshme për rolin e opinionistit, duke kujtuar se ai kishte qenë për pak pjesë e panelit në këtë edicion.
Xheneta shtoi gjithashtu se Leonora, e cila shpesh i referohet reagimeve të publikut, duhet t’i lexojë edhe komentet që – sipas saj – tregojnë qartë se kjo pozitë nuk i përshtatet.
Reagimi i saj ka nxitur diskutime të shumta në rrjetet sociale, duke e rikthyer në vëmendje debatin mbi rolin e opinionistëve në Big Brother VIP Kosova.

