KreuCelebrity

Për ju që e humbët Prime, këta janë dy banorët që u larguan dje nga BBVA!

Për ju që e humbët Prime, këta janë dy banorët

Mbrëmja e djeshme në Big Brother VIP u shoqërua me emocione dhe surpriza, pasi jo një siç e prisnim, por dy banorë i dhanë fund rrugëtimit të tyre në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Erik Lloshi ishte banori i parë që u largua nga gara. Ai u fut në nominim së bashku me Kejsin dhe Inën si pasojë e thyerjeve të rregullave të shtëpisë, ndërsa pjesë e këtij nominimi u bë edhe Mateo, pas zgjedhjes së bërë nga Brikena. Edhe pse Erik ishte bërë pjesë e shtëpisë vetëm pak ditë më parë dhe tentoi të krijonte dinamika me banorët e tjerë, publiku vendosi që ai të ishte i pari që të linte shtëpinë këtë edicion.

Pas largimit të Erikut, Aleksandra ishte banorja tjetër që duhej të linte shtëpinë e Big Brother VIP. Ajo ishte futur në lojë vetëm një javë më parë, së bashku me Artanin, por nuk arriti të krijonte mjaftueshëm lidhje apo ndikim për të fituar mbështetjen e publikut.

Me largimin e Erikut dhe Aleksandrës, gara në Big Brother VIP bëhet edhe më e fortë, ndërsa banorët e mbetur tashmë janë më të ndërgjegjshëm se çdo veprim dhe sjellje mund të ndikojë drejtpërdrejt në fatin e tyre brenda shtëpisë.