Usha Vance, Zonja e Dytë e SHBA-së, është shtatzënë për herë të katërt dhe po bëhet gruaja e parë në këtë rol që mbetet shtatzënë gjatë mandatit të bashkëshortit të saj, Zëvendës-presidentit JD Vance. Ky moment historik ndodh 155 vjet pas Frances Cleveland, e cila kishte lindur ndërsa bashkëshorti i saj ishte president.
Çifti ka tashmë dy djem, Ewan dhe Vivek, dhe një vajzë, Mirabel, dhe presin që djali i tyre i katërt të lindë në fund të muajit korrik. Në një postim në rrjetet sociale, Vance-t falënderuan stafin dhe mjekët ushtarakë për kujdesin ndaj familjes së tyre.
“Gjatë kësaj periudhe të mbushur me emocione dhe ngarkesë, jemi veçanërisht mirënjohës për mjekët dhe stafin që na mundësojnë të shërbejmë vendin dhe të jetojmë një jetë të bukur me fëmijët tanë,” thanë ata.
Kjo shtatzëni ka marrë vëmendje të madhe, pasi pasqyron edhe debatet publike të JD Vance mbi lindjet në SHBA dhe dëshirën e tij për një familje më të madhe.
