Një kirurg i njohur ka dhënë mendimin e tij pasi Emmanuel Macron u shfaq në skenë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos me një sy të enjtur dhe jashtëzakonisht të skuqur. Kryeministri francez, i cili është parë gjithashtu duke mbajtur syze dielli me xhama pasqyrë të stilit aviator gjatë takimeve me liderë të tjerë botërorë, ka pranuar më parë se vuan nga një problem me syrin që sipas tij, është “plotësisht i padëmshëm”.
Duke folur në një fjalim së fundi, Macron tha: “Ju lutem, më falni pamjen e pakëndshme të syrit tim. Natyrisht, është diçka krejtësisht e padëmshme.” Zyrtarët francezë konfirmuan se 48-vjeçarit i kishte plasur një enë gjaku në sy. Duke folur për Daily Mail, Mfazo Hove, okulist konsulent dhe themelues i Blue Fin Vision në Harley Street, konfirmoi se, nga fotot, duket se Macron ka atë që njihet si hemorragji subkonjuktivale. Ai shpjegoi se kjo gjendje ndodh kur një enë shumë e vogël gjaku çahet në sipërfaqen e syrit. Gjaku përhapet nën membranën e tejdukshme (konjuktivën), e cila ndodhet mbi pjesën e bardhë të syrit. Kjo mund të shkaktohet nga një dëmtim, si p.sh. një shuplakë ose goditje në fytyrë, ose mund të ndodhë thjesht spontanisht. Hove shtoi: “Duket dramatike sepse është gjak i kuq i ndezur mbi një sfond të bardhë shumë të theksuar, por nga ana mjekësore zakonisht është shumë e lehtë.”
Në maj të vitit të kaluar, zyrtarët francezë konfirmuan se bashkëshortja e Macron, Brigitte, e kishte goditur atë gjatë një grindjeje, pasi u publikuan pamje që tregonin Zonjën e Parë dukej se ia shtynte fytyrën ndërsa avioni i tyre po ulej në Vietnam.


