KreuCelebrity

Përplasja me Rozana Radin, Sany Dimitri: Nuk është punë parash, por…

Përplasja me Rozana Radin, Sany Dimitri: Nuk është punë

Këngëtari grek Sany Dimitri ka folur pa doreza për revistën Bordo mbi marrëdhënien e tij me Rozana Radin, me të cilën triumfoi në Kënga Magjike 24 me hitin “Akoma”. Pas zhurmës mediatike dhe spekulimeve të shumta, Sany ka vendosur të sqarojë publikisht natyrën reale të raportit mes tyre.

Ai mohon kategorikisht që përplasjet të kenë lidhje me para apo angazhime koncertesh, siç është përfolur:
Unë nuk grindem për para apo koncerte. Ato që Rozana ka përmendur për postime apo keqkuptime nuk përputhen me realitetin,” u shpreh artisti.

Sany thekson se bashkëpunimi me Rozanën ka qenë gjithmonë strikt profesional dhe asnjëherë më shumë se kaq:

“Ka qenë thjesht një njohje pune. Nuk kemi pasur ndjenja miqësore, as më parë dhe as tani.

Një nga momentet që ka krijuar tension, sipas tij, lidhet me performancën e Rozanës pas daljes nga Big Brother, kur ajo interpretoi këngën “Akoma” pa praninë e tij në skenë. Edhe pse pranon se ligjërisht nuk kërkohej miratimi i tij, Sany shpreh zhgënjimin artistik:

“Një duet merr kuptim kur të dy artistët janë bashkë në skenë. Vetëm kështu bashkëpunimi merr jetë.”