KreuCelebrity

“Mos i përmend të vdekurit!”/ Përplasje e ashpër mes Mirit dhe Artanit per Dr. Florin: “Je i ulët”!

“Mos i përmend të vdekurit!”/ Përplasje e ashpër

Dita në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” u shoqërua me një përplasje të fortë mes Artanit dhe Mirit, ku tensioni u përshkallëzua brenda pak minutash dhe debati u shoqërua me fjalë të rënda. Nga pamjet e transmetuara, konflikti u iniciua nga Artani, i cili e ndoqi Mirin në ambientet e shtëpisë dhe i drejtoi atij komente fyese, duke e akuzuar për sjellje të papërshtatshme për moshën që ka.

“Je njeriu më i ulët në moshën që ke, sepse bën gjithçka për të arritur aty ku dëshiron”, dëgjohet të shprehet Artani. Në anën tjetër, Miri reagoi duke e kundërshtuar dhe duke i kërkuar Artanit të mos përmendë persona të ndjerë, pasi gjatë debatit ai kishte përmendur mbrëmjen e kaluar Dr. Florin.

“Ik e mos përmend të vdekurit”, i tha Miri.

Pjesë nga debati i tyre i ashpër:

Artani: “Ti kur ke një budalla përpara…”

Miri: “I hap rrugën”

Artani: “Je i vogël Miri për mua, shumë i vogël”

Miri: “Ik pra, ti je i vogël, ti je rritur me këngët e mia se kështu the”

Artani: “Unë jam rritur me çdo lloj kënge”

Miri: “Kështu the, ke shitur dhe kaseta e mia, ke fituar lekë, lekë piratësh”

Artani: “Je shumë i ulët me moshën që ke”

Miri: “Unë apo ti? Ti që thua ke patur probleme me atë, me kë kam patur probleme?”

Debati vazhdoi me fyerje dhe akuza të ndërsjella, ku secili tentonte të tregonte se cili është më i drejtë dhe cili më i ulët para publikut dhe banorëve të tjerë.