KreuCelebrity

Bes Kallaku në një lidhje të re dashurie? "Trëndafil në kohë lufte!"

Bes Kallaku në një lidhje të re dashurie? "Trëndafil

Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku, ka trazuar rrjetet sociale me një postim të bërë ditën e sotme, duke nxitur dyshime se mund të ketë nisur një lidhje të re dashurie pas ndarjes nga këngëtarja Xhensila Myrtezaj.

Bes Kallaku në një lidhje të re dashurie? "Trëndafil

Bes Kallaku ka publikuar një Instastory ku shfaq tatuazhin e tij më të ri, të realizuar në dorë, ku bie në sy emri “Ejona” i shoqëruar me datën 25.12.2025. Në tatuazh lexohet edhe fraza:
“Ejona 25.12.2025 – Trëndafil në kohë lufte”.

Megjithatë, aktori nuk ka dhënë asnjë sqarim se kush është Ejona dhe çfarë simbolizon ajo në jetën e tij personale, duke e lënë postimin pa asnjë koment shtesë.

Në imazh shfaqet dora e Besit së bashku me dorën e një vajze, ndërsa në sfond dëgjohet kënga “Do të të dua përgjithmonë”, zgjedhje që ka shtuar edhe më shumë aludimet për një histori të re dashurie.

Kujtojmë se Bes Kallaku i ka dhënë fund martesës disavjeçare me Xhensila Myrtezaj, një ndarje që u komentua gjerësisht në publik. Nëse “Ejona” është partnerja e tij e re apo thjesht një simbol me domethënie personale, mbetet ende mister.