
Një video e shpërndarë së fundmi në rrjetet sociale nga bashkëshortja e Mirit ka bërë xhiron e internetit, duke ngjallur interes dhe komente të shumta. Në nje video te postuar nga ajo ne rrjetin social TikTok, ajo shfaqet duke renditur banorët e BBVA-së sipas preferencave të saj personale.
Në këtë klasifikim, Selin renditet e treta, ndërsa vendi i parë i takon, pa asnjë dilemë, bashkëshortit të saj. “Normalisht që Miri është i pari, është burri im, është numri një”, – dëgjohet të thotë ajo, duke e shprehur hapur mbështetjen për të.
Pozicioni i dytë i është dhënë Stelinës, për të cilën ajo shpreh simpati për lojën dhe qëndrimin e saj në shtëpi.
Kjo video është interpretuar nga ndjekësit si një reagim i drejtpërdrejtë, por edhe si një sinjal i qartë për publikun, në një periudhë kur Miri po komentohet gjerësisht për raportin e tij me Selin.
1 Miri
2 Stelina
3 Selin
4 Angelo
5 stenaldo
6 Lorna
7. Ina
8. Kejsi
9 Greta
10 Mali
View this post on Instagram
Ajo që vihet re po ashtu është edhe shqipja e pastër që bashkëshortja gjermane e Mirit flet, gjë të cilë Miri e ka treguar së fundmi në shtëpi. Tashmë vërtetohet se gruaja e Mirit nuk e ka aspak të vështirë të kuptojë se çfarë po ndodh e çfarë po flitet brenda shtëpisë.
