KreuCelebrity

Hygerta Sako i “djeg lojën” Londrimit? “Po kap dhe unë ndonjë femër, po bëj si gay”!

 

Hygerta Sako i “djeg lojën” Londrimit? “Po kap dhe

“Big Brother VIP Kosova” ka hyrë në fazën më të nxehtë të lojës, aty ku gara për të siguruar një vend në finalen e madhe po ashpërsohet dhe tensionet mes banorëve janë në rritje të vazhdueshme.

Së fundmi, moderatorja Hygerta Sako është përfshirë në një përplasje të fortë verbale me Londrimin, gjatë së cilës nuk munguan tonet e larta dhe deklaratat e drejtpërdrejta. Teksa përpiqej të mbronte veten, Hygerta shpërtheu me akuza dhe ironi ndaj banorit.

“Nuk ke ku të kapesh tjetër. Po ti çfarë ke bërë?! Po mirë, po kap edhe unë ndonjë femër dhe po bëj si kështu… gay. Po kjo është. Çfarë ke bërë ti më shumë se unë?! Po të pyes, çfarë ke bërë ti më shumë se unë?!”, u shpreh ajo me tone të ashpra.

Përplasja ka ndezur reagime të shumta në rrjetet sociale, ndërsa publiku po e ndjek me vëmendje çdo lëvizje, tashmë që loja ka hyrë në momentet vendimtare.