Erik Lloshi ishte i ftuar në emisionin “Big Brother Radio”. Ish banori i BBV përfundoi rrugëtimin e tij të martën pas një nominimi nga Zarfi i Zi që erdhi në shtëpi për shkeljen e rregullave nga Vëllai i Madh. Mbrëmjen e kaluar në studion e Top Albania Radios, këngëtari ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me rrugëtimin e tij në shtëpinë më të famshme.
Në një moment gjatë intervistës së bashku me Elona Duron rikujtuan edhe artistin e ndjerë Shpat Kasapin, për të cilin Eriku u shpreh:
"Sa herë e kujtoj atë person është e pabesueshme. Unë akoma nuk e besoj. I kam takuar familjarët, patjetër. Nënën, vëllain dhe miqësinë e tij. Dy nga shokët më të ngushtë kanë thënë se nga momenti që ai person ka ndërruar jetë ti do jesh në vend të atij për ne. Kjo është shumë prekëse si gjë.
Është e pabesueshme, ne e kemi kujtuar shumë shpesh Shpatin. E kemi kujtuar me të gjithë banorët dhe i kemi kënduar këngët e tij, një ndër to është “Kush të ndau prej meje” dhe “Valle Kosovare”.
Unë kam dhe një këngë që është gati, doja ta shfaqja faktikisht kur dola në Big Brother, por nuk e bëra sepse nuk doja që njerëzit të mendonin se po përfitoj nga kjo gjë për të arritur diçka tjetër. Ne shqiptarët në radhë të parë shikojmë se çfarë përfiton njeriu pa ditur ndjesitë dhe gjërat brenda vetes.", tha Lloshi.
Ndër të tjera, Eriku zbuloi se Shpat Kasapi kur të kthehej nga Italia do të kishte hedhur zërin për këngën që kishin përgatitur, por fatkeqësisht nuk ndodhi kështu.
"Do të jetë gjithmonë një kujtim i paharruar për mua. Kishim për ta hedhur zërin dhe e kishim lënë kur ai të kthehej nga Italia, por nuk e ka e hedhur zërin. Nuk e di se si do ta bëjmë që ta kem prezent në atë këngë, por besoj se do t’ia arrijmë qëllimit për ta pasur në një lloj forme. Sot është dhe pjesa e AI që mund ta bëjë një klonim të zërit me lejen e familjarëve patjetër dhe padiskutim nuk bëhet fjalë fare.
Do të ishte një kujtim shumë i bukur për mua, që të kisha një duet me Shpatin dhe pse na shikon nga lart.", tha këngëtari.

