Një përplasje e tensionuar ka ndodhur ditën e sotme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ku Miri dhe Mateo janë përfshirë në një debat të ashpër verbal, që ka përshkallëzuar shpejt në fyerje dhe akuza personale.
Gjatë debatit, Mateo i kërkoi Mirit që të shkonte të kërkonte ndihmë te Kristi, duke përdorur tone të larta dhe shprehje fyese. Situata u bë edhe më e nxehtë kur të dy nisën të shkëmbenin ofendime të drejtpërdrejta, pa asnjë shenjë tërheqjeje.
Debati u zhvillua për disa minuta, ndërsa banorët e tjerë duket se mbetën spektatorë të një përplasjeje që tronditi atmosferën në shtëpi. Në bisedë u përmend edhe emri i Kristit, duke e futur atë indirekt në konflikt, çka shtoi më tej tensionin.
Pjesë nga debati mes tyre përfshinin akuza, ironi dhe sfida të hapura, duke lënë të kuptohet se marrëdhënia mes Mirit dhe Mateos është tashmë thellësisht e acaruar.
Nuk dihet ende nëse produksioni do të marrë masa disiplinore pas këtij debati, por ngjarja pritet të ketë pasoja në dinamikat e lojës dhe raportet mes banorëve në ditët në vijim.
Pjesë nga debati:
Miri: O qyre, o plehër, o qyre
Mateo: O mashkull qyrash, kujt i thua plehër ti, me kë po flet, me llojin tat po flet ti?
Miri: O vetull qyre
Mateo: O mashkull qyrash, hajde shpejt, kërkoi ndihmë Kristit
Miri: Mbylle gojën
Mateo: Hajde se të mbajti te burgut, i shkoje nga mbrapa si qen, i shkoje nga mbrapa, hajde Kristi, flasim bashkë se kam nevojë për ty
Miri: Të ka marrë Brikena në taksi
Mateo: Hajde shpejt, kërkoj ndihmë Kristit, o i mbaruar, o burrë i lodhur, o qyrash
Miri: O ti burrë i çlodhur
Mateo: Hajde shpejt, kërko mëshirë këtu, hajde shpejt
Miri: Hajde hajde, se ta tregoj unë
