Gjatë qëndrimit në dhomën e gjumit, një moment i veçantë mes Limit dhe Albës ka tërhequr vëmendjen e publikut. Limi shihet teksa i pëshpërit diçka Albës në vesh, duke përdorur si “ndërmjetës” kukullën Stitch, në një mënyrë diskrete dhe të pazakontë.
Sipas pamjeve të transmetuara, Limi i drejtohet Albës me fjalët:
“Aty ku ke vënë takat është një qese e zezë dhe ke një palë pizhame me Stitchin. Kur të duash ti, jo tani.”
Mesazhi, i thënë me zë të ulët dhe larg vëmendjes direkte të kamerave, ka nxitur menjëherë reagime dhe interpretime të shumta nga publiku. Disa e kanë parë si një gjest të koduar mes dy banorëve, ndërsa të tjerë si një moment intim që dëshmon një komunikim të veçantë dhe të fshehtë mes tyre.
Pas këtij momenti, Alba është parë e veshur me pizhamet me Stitch, dhuratë nga Limi, duke shtuar edhe më shumë kureshtjen dhe komentet në rrjetet sociale.


