KreuCelebrity

Mes famës dhe mallit për shtëpinë, Rita Ora emocionon me fjalët për gjyshen!

Ylli botëror me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka ndarë me miliona ndjekësit e saj në Instagram një moment tejet intim dhe emocional. Përmes një videoje të dërguar nga motra e saj, ku shfaqet gjyshja e tyre në një moment të thjeshtë e të përditshëm, këngëtarja nuk i ka përmbajtur dot emocionet e mallit.

E rrethuar nga suksesi dhe projektet e mëdha, Rita u ka kujtuar të gjithëve se pasuria më e madhe nuk janë koncertet apo çmimet, por koha me familjen.

Në storyn e saj në Instagram ajo shkruan këto fjalë:

"Të dua shumë nanë. Je shumë e lezetshme, tmerrësisht e sjellshme dhe qesharake. Jam kaq me fat që të kam akoma! Dhe që dëgjoj të gjitha historitë e tua. Mirënjohëse. Motra ime ma dërgoi këtë video dhe me vërtetë më mungojnë kaq shumë momente familjare, ndaj jam e lumtur që e kam këtë video. Jam shumë mirënjohëse për kohën që kalojmë bashkë. Vlerësojini njerëzit tuaj të dashur sa janë ende këtu."

Mes famës dhe mallit për shtëpinë, Rita Ora emocionon me




Në rreshtat e saj ndihet qartë "kostoja" e famës, largësia nga njerëzit e zemrës. Rita shfrytëzoi këtë story për të përcjellë një mesazh të fuqishëm për të gjithë ne: koha nuk kthehet pas. Ajo na kujton se asgjë nuk mund t’i zëvendësojë historitë e treguara nga gjyshërit dhe ngrohtësinë e tyre.

Ky postim ka prekur zemrat e mijëra fansave, duke treguar edhe një herë anën më njerëzore të këngëtares, e cila, edhe pse ka pushtuar botën, zemrën e ka gjithmonë te familja.