KreuCelebrity

"Ula imazhin tim": Ish-banorja e BBVK e penduar për pjesëmarrjen, hedh akuza të forta ndaj produksionit!

"Ula imazhin tim": Ish-banorja e BBVK e penduar për

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Jasmina, ka bërë së fundmi disa deklarata të forta në një intervistë, ku ka folur hapur për përvojën e saj brenda shtëpisë dhe mënyrën se si, sipas saj, funksiononte produksioni i spektaklit. Edhe pse qëndroi vetëm dy javë në BBVK, Jasmina thotë se kishte ndjerë që në fillim se banorët nuk trajtoheshin njësoj, pasi produksioni, sipas saj, kishte të ndarë të preferuarit. Ajo u shpreh se kjo reflektohej si në qasjen e stafit, ashtu edhe në hapësirat që u jepeshin banorëve gjatë spektaklit.

“Nuk të jepnin hapësira. Banorët e kuptojnë kush është i preferuar nga publiku, sepse kjo shihet nga qasja e produksionit,” tha ajo.

Një tjetër element që ish-banorja e cilësoi si shqetësues ishte fakti se disa banorë, sipas saj, kishin informacione që mund t’i dinin vetëm persona jashtë shtëpisë, duke ngritur pikëpyetje mbi barazinë e lojës.

Jasmina foli gjithashtu për vështirësitë me Dhomën e Rrëfimit, duke deklaruar se shpesh priste gjatë gjithë ditës për të hyrë, por nuk i jepej mundësia. Sipas saj, qasja ndaj kësaj hapësire ishte “arrogante”, çka e kishte bërë në një moment të mendonte seriozisht largimin nga loja.

Duke e parë sot eksperiencën nga jashtë, Jasmina shprehet e penduar për pjesëmarrjen në format. “Më mirë të mos isha futur fare. Më duket sikur e kam ulur figurën time. Brenda nuk tregova asgjë dhe dola shumë keq,” u shpreh ajo.

Një tjetër zhgënjim personal për të mbetet fakti se, pas daljes nga shtëpia, nuk është kontaktuar nga Olsa Muhameti, gjë që ajo e pranon se i ka mbetur hatri.

E pyetur se cilët banorë shtirreshin më shumë gjatë lojës, Jasmina përmendi Elijonën dhe Alba Pollozhanin, duke shtuar se, sipas saj, “pak a shumë të gjithë shtiren, por këto e kishin më të theksuar”. Deklaratat e saj kanë nxitur reagime dhe debate të shumta në rrjet, duke rihapur diskutimin mbi transparencën, favorizimet dhe mënyrën e funksionimit të produksionit të një prej formateve më të ndjekura televizive në Kosovë.