Një ngjarje e rëndë tronditi botën e sportit, pasi vajza e futbollistit të Tiranës, Freddy Alvarez, është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur. Vajza e mitur, rreth moshës 5–6 vjeçe, ka humbur jetën pas një aksidenti të ndodhur në banesën e familjes. Sipas informacioneve, e mitura është rrëzuar në ambientet e shtëpisë dhe, fatkeqësisht, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Dyshimet e para të policisë lidhen me një rrëzim të vajzës nga krevati dykatësh (marinari), çka ka sjellë dëmtime të parikuperueshme. Prindërit e kanë gjetur të ndjerën me shenja jete, por në gjendje kritike dhe e kanë dërguar me urgjencë në spital, por as ndihma e specializuar nuk e ka rikthyer të voglën në jetë.
Lajmi i trishtë ka ngjallur reagime të shumta solidariteti. Klubi i Tiranës, si dhe disa klube të tjera të Superiores, kanë shprehur ngushëllimet e tyre për futbollistin dhe familjen e tij në këtë moment të dhimbshëm.
Në shenjë respekti, Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të shtyjë ndeshjen mes Tiranës dhe Flamurtarit, e cila ishte planifikuar për të shtunën në orën 13:30. Takimi do të zhvillohet të dielën, në të njëjtën orë.
Ngushëllime familjes Alvarez në këtë humbje të pazëvendësueshme.


