KreuCelebrity

E papritur: Limi rikthehet me Albën, e merr në krahë!

E papritur: Limi rikthehet me Albën, e merr në krahë!

Limi Hoti ka bërë një veprim të papritur brenda shtëpisë, duke rikthyer sërish në qendër të vëmendjes raportin me Alba Pollozhanin, me të cilën kishte pasur një lidhje të afërt më herët. Pas momenteve të tensionit mes tyre, Limi i ka kërkuar Albës një përqafim, të cilin ajo e ka pranuar pa hezitim dhe me buzëqeshje. Situata u bë edhe më domethënëse kur ai e mori në krahë, duke nxitur dyshime për një ribashkim të mundshëm mes dyshes.

Ky zhvillim ka habitur jo vetëm publikun, por edhe banorët e tjerë të shtëpisë, të cilët nuk e prisnin që marrëdhënia mes Limit dhe Albës të merrte një kthesë kaq të shpejtë pas periudhës së ftohtë që kishin kaluar.

Siç dihet, Limi dhe Alba kanë qenë në një lidhje përpara hyrjes së tij në “Big Brother VIP”, por raporti i tyre u ndërpre pak kohë para nisjes së spektaklit. Në fillim, Limi u shfaq i distancuar ndaj Albës dhe hapi një kapitull të ri me Dolcen, me të cilën krijoi një afrimitet të dukshëm brenda shtëpisë.

Megjithatë, veprimet e fundit sugjerojnë se Limi mund të ketë ndryshuar qëndrim dhe po i jep një shans të dytë historisë së tij me Albën, duke rritur edhe më shumë kuriozitetin dhe tensionin mes banorëve. Ndërkohë, në rrjet po qarkullojnë teori të ndryshme: disa mendojnë se Limi nuk arrin dot të shkëputet nga Alba, pavarësisht prirjes së tij për flirt, ndërsa të tjerë dyshojnë se e gjithë kjo histori mund të jetë planifikuar që përpara hyrjes së tyre në shtëpinë më të famshme.