KreuCelebrity

Michael Schumacher çohet nga shtrati, Daily Mail: Legjenda drejt përmirësimit?!

Michael Schumacher çohet nga shtrati, Daily Mail: Legjenda drejt


Legjenda e Formula One, Michael Schumacher, i cili u lëndua rëndë në një aksident horror me ski 12 vite më parë, nuk është më i shtrirë në shtrat, zbulon Daily Mail. Gjermani 57-vjeçar ka pasur një rikuperim të ngadaltë që është mbajtur rreptësisht sekret, dhe ecuria e tij ishte e njohur vetëm për rrethin e ngushtë familjar dhe një grusht miqsh të besuar. Megjithatë, në pohime ekskluzive për Daily Mail, burime pranë tij thonë se tani ai ulet në një karrocë invalidi dhe mund shoqërohet rreth pronës së tij prej 30 milionë paundësh në Majorka e rezidencës së tij prej 50 milionë paundësh në Gland, në brigjet e Liqenit të Gjenevës.

Për Michale kujdeset Corinna, bashkëshortja e tij prej 30 vitesh, së bashku me një ekip infermierësh dhe terapistësh që ofrojnë mbikëqyrje 24 orë në ditë, me një kosto prej dhjetëra mijëra paundësh në javë. Privatësia e Schumacher-it konsiderohet parësore. Që prej dëmtimit të trurit që pësoi pasi u përplas me një shkëmb pranë resortit alpin francez Meribel, ai është mbajtur larg syrit të publikut. Përpjekjet e disa ish-punonjësve për të shitur imazhe të tij në gjendje të rënduar çuan në dënimin e tyre vitin e kaluar. Ndërkohë, raportimet se Michael do të merrte pjesë në martesën e vajzës së tij Gina në vitin 2024 rezultuan të pabazuara.

Një thashethem spekulonte se njeriu i quajtur sportisti i parë miliarder po vuante nga pseudokoma, ose sindroma “locked-in” – një gjendje në të cilën pacientët janë të vetëdijshëm dhe plotësisht të ndërgjegjshëm, por të paaftë për të reaguar, përveçse duke pulitur sytë. Megjithatë, disa burime kanë konfirmuar se edhe kjo nuk është e saktë. “Ndjesia është se ai i kupton disa nga gjërat që ndodhin rreth tij, por ndoshta jo të gjitha,” tha një burim.