KreuCelebrity

Thellohet ‘drama’ në familjen Beckham: Brooklyn dhe Nicola mund të nxjerrin të gjitha sekretet?!

Thellohet ‘drama’ në familjen Beckham: Brooklyn dhe Nicola mund

Sipas mediave britanike, Brooklyn Beckham dhe bashkëshortes së tij, Nicola Peltz, thuhet se u është ofruar një shumë shtatëshifrore për të shkruar një libër ku do të zbulojnë përçarjet dhe sekretet e brendshme të familjes Beckham.

Lajmi vjen pas deklaratave të fundit të Brooklyn, 26 vjeç, i cili ka akuzuar prindërit e tij, David dhe Victoria Beckham, për ndërhyrje të vazhdueshme në marrëdhënien e tij me Nicolën. Ai është shprehur se është rritur në një ambient ku “imazhi publik vinte gjithmonë i pari”, duke shtuar se lidhja me bashkëshorten e tij i ka sjellë qetësi dhe çlirim pas viteve të ankthit intensiv.

Sipas “The Sun”, shtëpia botuese Penguin Random House – e njëjta që botoi autobiografinë e Princit Harry – është në bisedime me çiftin për një libër që pritet të jetë një rrëfim i hapur dhe pa filtra. Burime pranë botuesve bëjnë me dije se interesi është shumë i lartë dhe se janë të gatshëm të paguajnë një shumë të konsiderueshme për t’i dhënë Brooklyn mundësinë të tregojë “gjithçka”, duke theksuar se opsionet e çiftit janë thuajse të pakufizuara.

Libri pritet të jetë disa qindra faqe i gjatë, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që Brooklyn dhe Nicola të ndjekin shembullin e Princit Harry, duke realizuar edhe një intervistë të madhe televizive, potencialisht me Oprah Winfrey.

Deklaratat e Brooklyn kanë shkaktuar reagime të forta. Ai ka akuzuar nënën e tij, Victoria Beckham, se i ka “vjedhur vallëzimin e parë” gjatë dasmës dhe ka kërcyer në mënyrë të papërshtatshme – një episod që më pas u konfirmua edhe nga DJ i ceremonisë, Fat Tony. Sipas raportimeve, Nicola Peltz thuhet se u largua nga festa në lot.

Nga ana tjetër, burime pranë familjes Beckham bëjnë të ditur se Victoria ndihet e tradhtuar, ndërsa ajo dhe David do të dëshironin të riparonin marrëdhënien me djalin e tyre. Megjithatë, deri më tani, asnjë nga palët apo përfaqësuesit e tyre nuk ka bërë një deklaratë zyrtare publike.