KreuCelebrity

"Me Brikenën kam folur 2 muaj" habit ish-konkurrenti i Përputhen: Mua nuk do më thoshte jo!

"Me Brikenën kam folur 2 muaj" habit ish-konkurrenti i

Deklarata të forta u hodhën sot në studion e “Live From Tirana”, ku i ftuar ishte Marko Musaj, ish-konkurrent i “Për’puthen”. Gjatë bisedës me Ronaldo Sharkën, Marko komentoi raportin mes Mateos dhe Brikenës në “Big Brother VIP”, duke zbuluar detaje që nuk ishin bërë publike më parë.

Sipas tij, Brikena ka hyrë në shtëpi me një plan të qartë loje dhe po vepron në mënyrë strategjike. Ai u shpreh i bindur se në një kontekst tjetër, ajo nuk do ta kishte refuzuar një lidhje me të, ndërsa theksoi se mes tyre ka pasur komunikim të vazhdueshëm për disa muaj.

Marko rrëfeu se pas daljes nga “Për’puthen” ka komunikuar me Brikenën në Instagram për rreth dy muaj, në një periudhë kur ajo nuk kishte më kontakte me Mateon. Gjatë këtyre bisedave, ajo i kishte pranuar se e njihte Mateon më parë dhe se ishin takuar një herë, por pa vijuar diçka më tej.

Megjithatë, ish-konkurrenti shtoi se i beson versionit të Mateos, sipas të cilit mes tyre ka ndodhur një puthje.

Sa i përket raportit të tij me Brikenën, Markoo sqaroi se ata nuk u takuan asnjëherë nga afër, pasi ajo jetonte në Itali, ndërsa theksoi se komunikimi mes tyre u ndërpre për shkak të kërkesës së Brikenës për një marrëdhënie serioze dhe afatgjatë.

“Mua Brikena nuk do më thoshte jo. Unë mendoj që Brikena ka hyrë me strategji konkrete, do të bëjë lojën e vetë. Më pëlqeu gjesti i Mateos që takoi mamin e Brikenës. Ajo ishte shumë fisnike edhe me mënyrën si e përballoi. Brikenën e njoh, me të kam pasur kontakte. Kemi folur për rreth 2 muaj në Instagram, pasi dola nga “Për’puthen”. Mateo i kishte mbyllur kontaktet me Brikenën në atë periudhë. Unë isha duke folur dhe e pyeta për konkurrentët e “Për’puthen”. Më tha që kam pas folur me Mateon, ma pohoi. Jemi takuar një herë tha, por nuk e kemi gjetur veten te njëri tjetri dhe e kemi lënë aty më tha. Unë i besoj versionit të Mateos që janë puthur. Nuk jemi takuar sepse ajo jetonte në Itali dhe nuk ishte mundësia që të takoheshim. Kemi folur shumë, jemi zënë sepse Brikena kërkon diçka stabël, një lidhje serioze”, u shpreh Marko Musaj.

Tags:

brikena bbva