Moderatorja Bora Zemani ishte e ftuara e radhës në podcast-in e Grida Dumës, ku për herë të parë pas një kohe të gjatë foli hapur për një nga temat më delikate të jetës personale: faljen në marrëdhënie. Gjatë bisedës, Bora iu referua qartë ribashkimit me Donald Veshajn, ndërsa Grida e pyeti drejtpërdrejt: “Në çfarë niveli fal ti?”.
Në përgjigjen e saj, Bora tregoi pjekuri dhe një reflektim të thellë mbi situatën që kishte kaluar. Ajo theksoi se falja e saj nuk vjen nga naiviteti apo vetëgënjimi, por nga një vetëdije e plotë mbi gabimet e bëra.
“Natyrisht nuk fal me naivitet, nuk fal duke u gënjyer. Fal me vetedije të plotë. E di ku është gabuar, por unë zgjedh ta fal dhe ta tejkaloj këtë gjë”, u shpreh moderatorja.
Bora sqaroi gjithashtu se falja nuk do të thotë kompromis me parimet e saj personale, por një përpjekje për të mos hedhur poshtë gjithçka pa u munduar më parë për ta shpëtuar marrëdhënien.
“Nuk e bëj duke zgjeruar kufijtë. Kufijtë mbeten të njëjtë. Pyetja është: nëse një marrëdhënie rrezikon të shkatërrohet, a ekziston një mundësi reale për ta shpëtuar atë?”, përfundoi ajo.

