KreuCelebrity

Romancë me Greta Kazazin? Vëllai i Selin Bollatit publikon foton krah partneres së tij!

Romancë me Greta Kazazin? Vëllai i Selin Bollatit publikon foton krah

Dy nga banoret më të komentuara të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania” janë Selin Bollati dhe Greta Kazazi, të cilat njihen edhe si kunata.

Emrat e tyre janë përfolur gjerësisht si brenda shtëpisë së BBVA-së, ashtu edhe në rrjetet sociale. Përveç marrëdhënies së ngushtë shoqërore mes tyre, ajo që i lidh më fort është vëllai i Selinit, DJ Onno.

Prej disa kohësh, DJ Onno ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të një romance me banoren aktuale të Big Brother-it, Greta Kazazi. Ndërsa rrjeti ka gumëzhirë me spekulime rreth kësaj lidhjeje, sot DJ Onno ka vendosur ta konfirmojë publikisht, duke publikuar një fotografi krah Gretës, shkrujan newsbomb.com. Greta Kazazi u prezantua në “BBVA5” si kunata e Selinit, por kjo e fundit nuk e konfirmoi menjëherë marrëdhënien e vëllait të saj, duke theksuar se një gjë e tillë duhej pranuar fillimisht nga vetë Greta.

Romancë me Greta Kazazin? Vëllai i Selin Bollatit publikon foton krah

Nga ana tjetër, Greta ka deklaruar disa herë brenda shtëpisë se nuk dëshiron të komentojë romancën e saj gjatë qëndrimit në Big Brother. Sipas saj, pjesëmarrja në këtë reality-show ka si qëllim fitoren dhe jo ekspozimin e jetës personale.