KreuBusull

Mot i rrezikshëm sot në Durrës! Bashkia në gatishmëri, apel për kujdes maksimal

Mot i rrezikshëm sot në Durrës! Bashkia në gatishmëri,

Bashkia e Durrësit ka paralajmëruar qytetarët mëngjesin e kësaj të premteje për përkeqësim të kushteve atmosferike gjatë ditës, duke i bërë thirrje për kujdes të shtuar.

Sipas të dhënave të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, qyteti i Durrësit pritet të përballet me reshje të dendura shiu, shtrëngata dhe erëra të forta, kushte që mund të sjellin problematika të ndryshme në zonat urbane dhe periferike.

Në njoftimin zyrtar, Bashkia u kërkon qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme, të tregojnë kujdes maksimal gjatë qarkullimit me automjete si dhe të marrin masa për sigurimin e objekteve në hapësira të jashtme, të cilat mund të rrezikohen nga era e fortë.

Autoritetet lokale bëjnë me dije se ndodhen në gatishmëri të plotë, ndërsa strukturat e ndërmarrjeve, emergjencave civile dhe policisë bashkiake janë në terren dhe të angazhuara maksimalisht për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve dhe familjeve të tyre në çdo situatë problematike të mundshme.

Bashkia e Durrësit u bën thirrje qytetarëve të ndjekin njoftimet zyrtare dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për garantimin e sigurisë së tyre.

Tags:

durre