
Qielli i natës do të dhurojë një ngjarje të rrallë astronomike më 3 mars 2026, kur do të ndodhë një eklips hënor total, i njohur si “Hëna e Kuqe”. Ky fenomen do ta bëjë Hënën të marrë një ngjyrë të kuqërremtë për rreth 82 minuta dhe do të jetë eklipsi i vetëm i këtij lloji gjatë vitit 2026, si edhe i fundit deri në fund të vitit 2028.
Sipas vlerësimeve, pothuajse 6 miliardë njerëz do të kenë mundësinë ta shohin këtë spektakël natyror, pasi zona e dukshmërisë përfshin disa nga rajonet më të populluara të planetit, përfshirë Amerikën, Azinë Lindore dhe Oqeaninë. Për këtë arsye, pritet të jetë një nga ngjarjet astronomike më të ndjekura të vitit.
Ndryshe nga eklipset diellore, të cilat mund të vëzhgohen vetëm në zona shumë të kufizuara, eklipset hënore janë të dukshme nga çdo vend ku është natë në momentin e ndodhjes së tyre, pa pasur nevojë për pajisje speciale.
