KreuBusull

Pas disa ditësh në spital, Alfred Moisiu në gjendje të mirë shëndetësore

Pas disa ditësh në spital, Alfred Moisiu në gjendje të
Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka kaluar me sukses problemet e fundit shëndetësore dhe është rikthyer në banesën e tij, pasi mori trajtimin e nevojshëm në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

Moisiu u shtrua me urgjencë disa ditë më parë, por falë ndërhyrjes në kohë dhe kujdesit të vazhdueshëm mjekësor, gjendja e tij është përmirësuar ndjeshëm. Burime spitalore bëjnë të ditur se ai ndodhet tashmë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërkohë, QSUT ka publikuar një fotografi të ish-presidentit së bashku me një nga mjeket që u kujdes për trajtimin e tij, duke e shoqëruar me një mesazh falënderimi dhe urime për shëndet të plotë dhe jetë të gjatë.