KreuBusull

Kosova feston 18-vjetorin e Pavarësisë

Kosova feston 18-vjetorin e Pavarësisë

Sot, Republika e Kosovës shënon 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Më 17 shkurt 2008, në orën 15:39, në sallën e Kuvendi i Republikës së Kosovës në Prishtinë, u miratua akti historik që e shpalli Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.

Në atë seancë morën pjesë 109 nga 120 deputetë. Tekstin e Deklaratës së Pavarësisë e lexoi kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi, i cili aktualisht ndodhet në Hagë, ku po përballet me proces gjyqësor pranë Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Prokuroria Speciale ka kërkuar dënim total prej 180 vitesh burg për Thaçin, si dhe për Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, me nga 45 vite burg për secilin.

Në shenjë mbështetjeje për ish-krerët e UÇK-së, platforma “Liria ka Emër” ka paralajmëruar protestë sot në orën 14:00 në Prishtinë, ku pritet pjesëmarrja edhe e përfaqësuesve të lartë institucionalë.

Shpallja e pavarësisë u mbështet fuqishëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shumica e vendeve të Bashkimit Evropian. Gjatë këtyre viteve, Kosova ka bërë hapa përpara në forcimin e institucioneve, garantimin e sigurisë me ndihmën e NATO dhe në rritjen e numrit të njohjeve ndërkombëtare.

Megjithatë, vendi vijon të përballet me sfida serioze, përfshirë kundërshtimin e pavarësisë nga Serbia dhe disa shtete të tjera, si dhe vështirësi në anëtarësimin në organizata të rëndësishme ndërkombëtare.

Sot, 18 vjet pas shpalljes së Pavarësisë, Kosova njihet nga 119 shtete të botës dhe vazhdon rrugëtimin e saj drejt konsolidimit të plotë ndërkombëtar.