KreuBusull

Ndeshja Tirana–Partizani/ Rrugët e bllokuara dhe masat e sigurisë

Ndeshja Tirana–Partizani/ Rrugët e bllokuara dhe masat e
Policia e Tiranës ka marrë masa të veçanta për sigurinë para, gjatë dhe pas ndeshjes Tirana–Partizani, e cila do të zhvillohet sot në orën 16:30 në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Segmentet që do të bllokohen nga ora 14:00 deri në përfundim të aktivitetit janë: Sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Lekë Dukagjini”, rruga “Dervish Hima” dhe zonat përreth stadiumit “Air Albania”.

Rruga të dedikuara për tifozët:

Tifozët e Partizanit: nisja nga zona e Inxhinierisë, më pas rruga “21 Dhjetori”, tek “Libri Universitar”, pranë Presidencës, rruga “Gjergj Filipi” tek “Coin”, për të arritur tribunën N.

Tifozët e KF Tiranës: nisja nga Sheshi “Skënderbej”, ish-Hotel “Dajti”, Ura e Dajtit, kthim tek ETC-ja, rruga e Elbasanit, rruga “Dervish Hima”, më pas rruga “Sheh Ahmet Pazari” dhe “Ambasador 3”, drejt hyrjeve V–S.

Policia do të monitorojë lëvizjen e tifozëve përgjatë itinerareve të caktuara dhe nuk do të lejojë grumbullime apo kalime jashtë rrugëve të përcaktuara.

Masat e sigurisë në stadium:

Kontroll të rreptë për sende të ndaluara (sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalikë, lëndë piroteknike etj.).

Hyrja lejohet vetëm për personat me dokument identifikimi.
Fëmijët nën 16 vjeç nuk do të lejohen të hyjnë pa prind ose kujdestar ligjor, i shoqëruar me dokument identifikimi.
Nuk do të lejohet hyrja e tifozëve të identifikuar më parë si problematikë nga Policia.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për shmangien e lëvizjes me automjete në rrugët e mësipërme gjatë orareve të përcaktuara dhe respektimin e masave të sigurisë nga tifozët.