KreuBusull

Përdhunoi 12-vjeçaren në Pogradec, ADN-ja vërteton aktin. E mitura aborton fëmijën

Përdhunoi 12-vjeçaren në Pogradec, ADN-ja vërteton aktin.

Komuniteti i Pogradecit u trondit disa muaj më parë nga një ngjarje e rëndë, ku një 67-vjeçar, i njohur si Rr. S., u arrestua nën dyshimin për përdhunimin e një të miture. Sipas burimeve pranë hetimeve, analizat e ADN-së kanë konfirmuar se materiali gjenetik i fetusit përputhet me atë të të dyshuarit, duke forcuar provat ndaj tij.

E mitura ka dëshmuar në prani të një psikologu, duke treguar se ishte kërcënuar që të mos bënte publike ngjarjen. Familjarët e përfshirë janë pyetur disa herë, ndërsa hetuesit po dokumentojnë çdo detaj për zbardhjen e plotë të rastit.

Raportohet se e mitura ka kryer një abort të fetusit. Autoritetet lokale kanë bërë me dije se rasti po trajtohet me prioritet të lartë, jo vetëm për ndjekjen e plotë të autorit, por edhe për të garantuar mbështetje mjekësore dhe psikologjike për të miturën.

Ngjarja u bë publike më 30 dhjetor dhe hetimet filluan menjëherë pas konfirmimit të shtatzënisë, e cila në atë kohë ishte rreth 22 javëshe.

Tags:

pogradec