KreuBusull

Tmerr në Itali, një burrë tenton të rrëmbejë fëmijën nga nëna! (VIDEO)

Tmerr në Itali, një burrë tenton të rrëmbejë

Një ngjarje e frikshme ka tronditur Bergamon në Itali, kur një burrë ka tentuar të rrëmbejë një fëmijë 1 vjeç e gjysmë nga krahët e nënës së saj. Episodi ka ndodhur në ambientet e një supermarketi dhe është fiksuar nga kamerat e sigurisë.

Siç duket në pamje, burri hidhet menjëherë drejt fëmijës duke e kapur nga këmba dhe e tërheq me forcë nga duart e nënës, e cila bërtiti duke kërkuar ndihmë.

Fatmirësisht tentativa dështoi, megjithëse fëmija mbeti i dëmtuar me një kockë të këmbës të thyer. Autori, tashmë i arrestuar, është identifikuar si një burrë 47-vjeçar i pastrehë nga Rumania.

 

Tags:

itali