KreuBusull

Vrasje në Tiranë: Humb jetën 31-vjeçari pas një sherri me thikë

Vrasje në Tiranë: Humb jetën 31-vjeçari pas një
Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin, ku një 31-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një konflikti mes disa të rinjve në rrugën “Kongresi i Lushnjës” në Tiranë.

Viktima është identifikuar si Egli Pashollari, i cili dyshohet se është goditur me thikë gjatë një sherri që mendohet të ketë nisur për motive banale.

Forcat e policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe shkaqet e konfliktit. Hetimet vazhdojnë për identifikimin e personave të përfshirë dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore.