Të qenët prej 30 vitesh në tregun e optikës, nuk është vetëm një numër që mat vitet dhe dëshmon fillesën e optikave private në vend, por nga ana tjetër dëshmon edhe suksesin në marrëdhëniet njerëzore, që ky biznes ka krijuar mes vitesh me klientët e vet besnikë.
Për këtë arsye në vigjilje të muajit të Ramazanit, drejtuesja e ItalOptik Romina Lula, shtroi një Iftar për klientët e saj besnikë myslimanë, që mbajnë agjërim. Një ide kjo, që më shumë se inovatore tregon ndjeshmërinë, që ka Lula përballë blerësve, që zgjedhin syze optike dhe dielli, por edhe marrëdhënien që ajo ka krijuar ndër vite me ta.

Në fakt kjo nuk është hera e parë, që ItalOptik ndërmerr iniciativa të tilla. Paralel me këtë event gjatë gjithë muajit të Ramazanit, gjithë vizitat okulistike janë falas për besimtarët myslimanë, e ndërkohë që aplikohet edhe një ulje për blerjet. Sipërmarrjet e ItalOptik në fushën e bamirësisë janë të shumëllojshme dhe të vazhdueshme, duke treguar një solidaritet, që duhet ta ketë çdo biznes edhe për njerëzit më vulnerabël dhe të pamundur fizikisht apo financiarisht.

Një shembull ky që duhet të frymëzojë jo vetëm individët, por më së shumti edhe bizneset.
