KreuBusull

Ana tjetër e medaljes në “Oscar”! Pamjet nga salla e ceremonisë bëhen virale në rrjet

Ana tjetër e medaljes në “Oscar”! Pamjet nga salla e
Një foto e publikuar nga gazetari amerikan Matt Neglia, themelues i faqes “Next Best Picture”, ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscar.

Imazhi është shkrepur në Dolby Theatre në Los Angeles, menjëherë pasi kishte përfunduar ceremonia e 98-të e Academy Awards, dhe tregon gjendjen e sallës pasi të ftuarit – shumë prej tyre yje të njohur të Hollivudit – ishin larguar.

Pamja që qarkulloi në internet u konsiderua nga shumë përdorues si zhgënjyese, pasi salla dukej e mbushur me mbeturina të lëna pas nga të pranishmit.

Pas publikimit të fotografisë, në rrjetet sociale shpërthyen reagime dhe komente kritike. Shumë njerëz theksuan kontrastin mes mesazheve që promovohen shpesh në evente të tilla – si ndërgjegjësimi për mjedisin, etika dhe përgjegjësia sociale – dhe realitetit që u pa në sallë pas përfundimit të ceremonisë.