KreuBusull

Dita e Verës në Tiranë, ja cilat rrugë do të bllokohen për festimet!

Dita e Verës në Tiranë, ja cilat rrugë do të bllokohen

Edhe këtë vit, Tirana do të festojë Ditën e Verës me një program të pasur aktivitetesh. Bashkia e Tiranës njofton se trafiku do të devijohet nga ora 12:00 e datës 13 mars deri në mëngjesin e datës 15 mars.

Festimet përfshijnë aktivitete për të gjitha moshat, të cilat do të fillojnë që në orët e para të ditës dhe do të zgjasin deri vonë pas mesnate.

Për të garantuar një zhvillim të rregullt të ngjarjeve dhe për t’u lehtësuar qytetarëve pjesëmarrjen pa shqetësime, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka marrë masa për të kufizuar qarkullimin e automjeteve në rrugët ku do të zhvillohen aktivitetet.

Kufizimin e qarkullimit të automjeteve për mbarëvajtjen e aktiviteteve të organizuara nga Bashkia e Tiranës në kuadër të “Ditës së Verës 2026”, në segmentet rrugore dhe oraret si më poshtë vijon:

Nga data 13 mars 2026, ora 22:00, deri më 14 mars, në orën 18:00:

-Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ministria e Brendshme, deri në fillim të ish “Hotel Dajti”;

-Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ura e ish “Hotel Dajti”, deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”;

-Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi i rrugës “Ismail Qemali”, deri në kryqëzimin me rrugën “Gjergj Filipi”;

-Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi i rrugës “Gjergj Filipi”, deri në fillim të sheshit “Nënë Tereza”;

b. Nga data 13 mars 2026, ora 12:00, deri në datën 15 mars, në orën 02:00

-Rruga “Dëshmorët e 4 Shkurtit” nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali”, deri në kryqëzimin me rrugën “Brigada VIII”

-Rruga “Pjetër Bogdani” nga kryqëzimi me rrugën “Sami Frashëri”, deri në kryqëzimin me rrugën “Gjin Bue Shpata”.

2. Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet sipas planit të lëvizjes, si më poshtë:

Në rrugën “Lek Dukagjini”;

Në rrugën “Abdyl Frashëri”;

Në rrugën “Papa Gjon Pali II”;

Në rrugën “Sami Frashëri”;

Në bulevardin “Zhan D’Ark;

Në bulevardin “Bajram Curri”;

Në rrugën “Myslym Shyri”;

Në rrugën “Abdi Toptani”.

3. Itinerari i lëvizjes së linjave urbane do të vazhdoj lëvizjen si më poshtë:

Linja Nr. 13 “Tirana e Re” dhe Linja nr. 2 “Teg – Sauk i Vjetër – Kopshti Zoologjik – Ish Stacioni i Trenit”, do të devijojnë tek sheshi “Willson” dhe tek bulevardi “Zogu I”