KreuBusull

Orët magjike të dashurisë

Jetojmë në një epokë kur çdo gjë në jetën tonë është e programuar deri në detaje, aq sa duket sikur koha nuk mjafton. Por, nëse planifikojmë orët e punës, argëtimit dhe pushimit, a duhet të kemi edhe një kohë për dashurinë. Po, sepse edhe ndjenjat kanë një agjendë e cila përcakton çfarë është e mjaftueshme, në mungesë apo e tepruar. Psikologët shpjegojnë se një nga arsyet që forcon raportet në çift është që ata të jenë të lidhur emocionalisht dhe jo fizikisht Po a ka një kufi? Nëse pak nuk mjafton, shumë a është e tepër?

Orët magjike të dashurisë


Orët magjike të dashurisë

Një ndër pyetjet që ngrihet gjatë terapive në çift është sa kohë fizike kaloni me njëri – tjetrin. Të njohura ndryshe me termin “orët magjike” të dashurisë, koha që duhet ti kushtoni partnerëve tuaj përcakton sekretin e jetëgjatësisë së marrëdhënies. Ndaj ndani kohën tuaj, duke organizuar atë mes orarit të punës, qëndrimit në shtëpi si dhe kohën që kaloni me miqtë.

Rregulli numër 1: mos e ngatërroni punën me dashurinë. Ky parim përcakon që ju nuk duhet të flisni gjatë orarit të punës me partnerin. Mos e mbani mendjen aspak të ai/ajo duke komunikuar në telefon apo me SMS, sepse kjo jo vetëm që ju bën të varur në marrëdhenien tuaj, por mund të ndikojë në rendimentin e punës. Por, mos harroni, ca gjeste të vogla mund të mbajnë ndezur ndenjën: një mesazh i shkruar me një kod që përdorni mes jush, mjafton për të rikujtuar se se ju kujtoheni për atë.




Ashtu si IQOS ILUMA me modalitetin Pause Mode që nuk është thjesht një funksion teknik, por një mënyrë për të respektuar kohën tuaj dhe për të personalizuar çdo moment, nëse jeni përdorues i rritur. Sepse çiftet duhet të mësojnë si ta ndajnë kohën e tyre me mençuri. Falë teknologjisë së ngrohjes, pajisja nuk prodhon tym apo hi, duke e bërë përvojën më të pastër dhe më të ndërgjegjshme.

 

Studimet tregojnë se 6 deri 8 orë në javë mjaftojnë për të pasur një raport të shëndetshëm. Ky rezultat vjen nga një studim i kryer me çiftet duke përllogarritur kohën aktive. Nga përllogaritja rezulton se 20 ose 30 minuta në ditë mjaftojnë për të qendruar të lidhur. Nga 24 orë, duke zbritur 8 orë punë dhe 8 orë gjumë, diferenca përfshin rutinën brenda të cilën duhet të gjeni kohën për njeriun e zemrës. Gjashtë deri tetë orê në javë përfaqësojnë vetëm 5% të kohës suaj të zgjuar nëse flini tetë orë natën.

Por kini kujdes: kjo nuk ka të bëjë me bashkëjetesë pasive, as me kalimin e kohës krah për krah duke parë një serial apo kur secili luan në telefonin e tij. Këto orë janë kuptimplote, të vetëdijshme dhe emocionalisht tërheqëse. Ato që quhen "orë magjike" janë ato mikro-momente të jetës së përditshme ku ka rëndësi prania mendore. Të qenit vërtet aty. E parë nga një perspektivë neurobiologjike, këto momente aktivizojnë qarqet e oksitocinës, hormoni i kënaqësisë, besimit dhe empatisë. Ajo forcon ndjenjën e sigurisë emocionale, çelësin absolut për një marrëdhënie të qëndrueshme.

Tags:

dashuri iqos