KreuBusull

I dha fund jetës me fotoksinë, 25-vjeçarja nga Lezha ishte shtatzanë, ish-burri e përndiqte dhe dhunonte

I dha fund jetës me fotoksinë, 25-vjeçarja nga Lezha ishte

Një ngjarje e rëndë e ndodhur ditën e djeshme tronditi jo vetëm qytetin e Lezhës, por të gjithë opinionin publik. Një vajzë e re e gjendur mes një udhëkryqi në marrëdhënien e saj, e cila e detyroi të ndërmarrë një akt fatal, t'i jap fund jetës.

Lajmi i raportuar fillimisht në media ishte për një personazh të njohur TikTok, por më pas nga reagimi i kësaj të fundit u zbulua se bëhej fjalë për një tjetër person. Viktima është identifikuar si Xhuana Nikolli, e cila dyshohet se konsumoi fotoksinë për ti dhënë fund jetës. E reja u transportua me urgjencë në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, por nuk arriti të mbijetoj. Rrethanat e kësaj ngjarje janë ende të paqarta, por disa pretendime të reja janë ngritur së fundmi. 

25-vjeçarja ishte martuar në verë dhe thuhej se po përballej me një periudhë të vështirë në jetën personale dhe dyshohet se mes saj dhe partnerit kishte pasur konflikte dhe se ky i fundit ka ushtruar dhunë mbi Nikollin. 

Detaje të reja më tronditëse zbulojnë se 25-vjeçarja ka qenë shtatzanë, aktualisht  ish-bashkëshortit i saj E.F nga Lezha është ndaluar nga nga forcat e policisë dhe ndodhet në burg, por kjo mbetet ende e pakonfirmuar pasi policia vijon ende hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj tragjedie.

Disa burime jozyrtare për JOQ shprehen kështu:

“E ka rrahur ish-burri, kanë qenë të martuar dhe ai e ka përndjekur, dhunuar se pinte dhe s’punonte. E ka nxjerrë nëna e djalit nga shtëpia dhe janë ndarë”. Kjo jetonte në Lezhë, por pas ndarjes iku në Tiranë dhe ai ka shkuar atje dhe e ka dhunuar vazhdimisht si fizikisht ashtu edhe psikologjikisht. Vajza ka qenë në depresion”.

“Xhuana jo vetëm ishte vajza më e bukur e Lezhës por ishte me të vërtetë një shpirt njeriu, e brishtë, e dashur, e zgjuar dhe pa djallëzira. Shoh se si po flitet e gjykohet veprimi i saj kur askush nuk e di se si ishte halli saj, shoh se si po gjykohen motrat dhe nëna e vajzës kur ne s’dimë çfarë ka ndodhur. Shoh që po gjykojnë vajzën se ishte e bukur automatikisht ishte nje vajzë qe shkonte pas lekëve. Nderkohë që partneri i saj ishte dashuria e parë që nga gjimnazi dhe nuk ishte as i pasur, as me pozitë të mirë si personale si familjare.(Ai është thjesht një monstër si shumica e të tjerëve që luftojnë me shpirt kur s’kanë asgjë, ndërkohë kanë fatin të kenë për krahë një njeri të përkryer që kur arrijnë t’i bëjnë për vete ju humb vlera dhe i trajtojnë si lecka"

Tags:

fotoksinë