KreuBusull

Moti i paqëndrueshëm dominon javën, reshje shiu dhe dëbore priten në fundjavë

Moti i paqëndrueshëm dominon javën, reshje shiu dhe dëbore

Kjo javë do të karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm, me reshje të shiut në disa zona, sipas sinoptikanëve të MeteoAlb.

“Parashikohet që të martën të kemi reshje të lehta në jug dhe juglindje, ndërprerje të motit të mërkurën, dhe rikthim të reshjeve të enjten dhe të premten. Nga e enjtja deri në fundjavë, reshjet do të jenë më të dendura,” tha sinoptikania Lajda Porja nga MeteoAlb.

Temperaturat gjithashtu do të pësojnë luhatje. Aktualisht, termometri shënon 1 gradë në zonat malore, ndërsa maksimumi arrin 16–17 gradë. Parashikohet që të enjten temperaturat të ngrihen deri rreth 20 gradë, por gjatë fundjavës do të ketë rënie të temperaturave dhe reshje dëbore në zonat malore.

Edhe pse do të ketë rreze dielli herë pas here, moti do të mbetet kryesisht i freskët gjatë ditëve në vijim, theksojnë sinoptikanët.