KreuBusull

Ora verore rikthehet sot: një orë më pak gjumë, më shumë dritë gjatë ditës

Ora verore rikthehet sot: një orë më pak gjumë, më
Këtë të diel, më 29 mars 2026, hyn zyrtarisht në fuqi ora verore në shumë vende të Bashkimi Evropian. Në orën 02:00 të mëngjesit, akrepat do të zhvendosen një orë përpara, duke shënuar 03:00. Kjo do të thotë një orë më pak gjumë, por ditë më të gjata dhe më shumë dritë natyrale në mbrëmje.

Ndryshimi sezonal i orës ka qenë prej kohësh temë diskutimesh. Disa studime sugjerojnë se ndikimi në kursimin e energjisë është i kufizuar, ndërsa efektet në shëndetin dhe ritmin biologjik mund të jenë më të ndjeshme nga sa mendohet.

Megjithëse është debatuar shpesh për heqjen e këtij ndryshimi, institucionet evropiane nuk kanë marrë ende një vendim përfundimtar. Për rrjedhojë, qytetarët do të vazhdojnë t’i përshtaten këtij ndryshimi dy herë në vit.

Ekspertët këshillojnë që ndryshimi i orës të shoqërohet me një përshtatje graduale të orarit të gjumit, për të shmangur lodhjen dhe efektet negative në përditshmëri. Mos harroni të rregulloni orën!